×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ribotohet libri poetik i Donika Dabishevcit

    Insajderi
    24 October 2023 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese prishtinase “Littera” ka ribotuar librin poetik “Kam me ardhë si deka” të poetes së njohur, Donika Dabishevci.

    Ky është botimi i dytë i këtij libri me vlerë letrare, që vjen si kërkesë e shumë lexuesve dhe dashamirësve të poezisë së poetes Dabishevci.

    Donika Dabishevci ka botuar librat: ‘Krizantema të plasura’ (1996), “Imazhe të brishta” (2004), “Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015), “Kam me ardhë si deka” (2015), dhe “Dashnisë së nji nate” (2020).

    Me poezitë e saj është prezantuar në festivale vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa me punimet e saj shkencore në një numër të madh konferencash e seminaresh që kanë të bëjnë me fushën e Albanologjisë dhe Medias.

    Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frënge, turke, suedeze, rumune, bullgare, maqedone, serbe, etj.

    Në vitin 2017 libri i saj me poezi është përkthyer në gjuhën italiane me titull ““La tua robinja” Romë” nga shtëpia botuese “Ensemble”, me seli në Romë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark