Insajderi
Lajme

Ridvan Berisha-Diasporës: Po të mund të ua sillja Albin Kurtin te ju qeveriste vetëm 30 ditë

Insajderi
29 October 2021 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ridvan Berisha-Diasporës: Po të mund të ua sillja Albin Kurtin te ju qeveriste vetëm 30 ditë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Ridvan Berisha ka kritikuar kryeminsiterin Albin Kurti për mungesë të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai me ironi ka thënë se e ka të vështirë tua shpjegoj fëmijëve se përse nuk kanë rrymë.

Po ashtu në postimin e tij Berisha u ka thënë mërgimtarëve se po të mund tua sillte Kurtin në qeverisje vetëm 30 ditë s’do të donte më shumë.

Postimi i tij i plotë:

Per m’u, nuk eshte lajm mos me pas rryme, drita, veç s’po kam pergjigje per femijte e m’i, çka me ju thane, pse s’kemi rryme?!

E ndersa, gazin amerikan e refuzojne!

E papranueshme eshte per m’u si prind me i rrite femijte me modelin tim!

Nje rrefim interesant qe perjete se harroj, ç’eshte e verteta para se te vjen Kurti ne pushtet:

Nje pacient ne Emergjence ne QKUK, me mllef po lemeriste vet me vete, i zemeruar pa mase duke thene, kujt i ra n’men me e bo kete vend shtet…vazhdonte gjemat me te shara…!

Albin ‘baba’, shpresa e diaspores! Me mujt me ua sjelle veç 30 dite atje ku jetoni me ju qeverise, s’kisha deshte ma shume 🙂!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark