Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj, ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Lloqan.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte rënë në një kanal në skaj të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 01:40 në fshatin Lloqan-Deçan. Stojkaj është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por fatkeqësisht aty ka ndërruar jetë.
“Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës humb kontrollin mbi veturën dhe bie në një kanal në skaj të rrugës. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo aty ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.