×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Drenica”- Në maj nisin seancat në Gjykatën e Apelit

    Insajderi
    20 April 2016 - 16:36

    Pothuajse një vit pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë, dënoi me 12 vite burg, kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakut dhe me 6 vjet burg Sylejman Selimin, të njohur me rastin “Drenica”, janë caktuar seancat në Gjykatën e Apelit.

    Avokati Tomë Gashi, që mbron Sylejman Selimin, e ka bërë të ditur lajmin Gashi thotë se klienti i tij do të shpallet i pafajshëm.

    “Mbrojtja e z.Sylejman Selimit beson se Gjykata e Apelit do të aprovoj ankesën dhe do ti shpall të pafajshëm z.Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe të gjithë Komandantët dhe Ushtarët e UÇK-së në rastin “Drenica””, ka shkruar avokati Gashi.

    Sipas tij, Gjykata e Apelit e ka rastin historik që ta përmirësojë atë që ai e ka quajtur padrejtësi që do të “mbetet në historinë e EULEX-it si mision i dështuar i sundimit të ligjit”.

    Gashi thotë se ka edhe Lushtaku edhe Sylejmani janë dënuar pa prova, në mënyrë të kundërligjshme dhe “faji i tyre” i vetëm ka qenë se gjatë luftës kanë luftuar kundër okupatorit serb.

    “ndërsa atë që Eulex-i nuk ka mundur të ju fal është se ata janë shqiptarë, ish Komandant dhe ushtarë të NÇK-së, dhe se kanë luftuar kundër okupatorit serb dhe se kanë mbetë gjallë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Seancat do të mbahen 11,12,13 maj 2016 dhe 16,17,19 dhe 20 maj 2016 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark