Mbrojtësi shqiptar nga Kosova, Rigon Spahiu është transferuar në klubin belg, Olympic Club Charleroi Farciennes, që bënë gara në rangun e tretë të futbollit belg, shkruan Insajderi.
Spahiu ka nënshkruar kontratë pas bisedimeve disa javore për t’u transferuar në klubin e Charleroi Farciennes.
Në fund të sezont të kaluar Spahiut i skadoi kontrata me klubin gjerman Heidenheim 1846.
Spahiu është 19-vjeçar dhe ka zgjedhur të luajë në Belgjikë pasi kërkon më shumë minutazh në mënyrë që të zhvillohet më shumë si futbollist.
Karrierën e ka nisur në klubin e madh Stuttgart të Gjermanisë.