Këngëtarja me famë botërore, ka anuluar koncertin e saj të ardhshëm që pashihej të mbahej në Mynih për shkak të sulmeve që ndodhën mbrëmë në Nicë të Francës.
Në rrjetet sociale ajo ka njoftuar anulimin e koncertit, që duhej ta mbante në Nicë si pjesë e turneut të saj “Anti World”.
“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Nicë, koncerti që do mbahej më 15 korrik në ‘Allianz Stadium’ është anuluar”, ka shkruar ajo në Instagram.
Një kamion ka hyrë në mes të një turme me njerëz në Nicë të Francës, duke përplasur për vdekje të paktën 84 persona dhe plagosur rëndë 100 të tjerë, ndërkohë që mes viktimave ka edhe shumë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur pas festimeve të 14 korrikut në ditën e Bastijës. Lajmin për rritjen e bilancit të viktimave e ka dhënë Prokuroria Franceze. /Insajderi.com