×
  • Showbiz
  • Show

    Rihanna i përgjigjet keq ndjekësve që i kritikuan djalin

    Insajderi
    18 February 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fotot e Rihanna-s me ASAP Rocky dhe djalin e tyre janë bërë virale, pasi është hera e parë që ata tregojnë zyrtarisht se si duket fëmija i tyre.

    Fotoja ka marrë më shumë se 10 milion pëlqime dhe mbi 50 mijë komente, por siç duket ylli 34-vjeçar nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje kritikave.

    Megjithatë, ajo tashmë është nënë dhe siç ka treguar në intervistën e saj për Vogue, nuk do të lejojë askënd që ta kritikojë fëmijën e saj, madje as para 143 milionë ndjekësve të saj në Instagram.

    Sipas Daily Mail, shprehja “aq e bukur” që ajo përdori për të përshkruar djalin që lindi në maj u kritikua nga disa fansa në internet si një përshkrim i pazakontë për një foshnjë të vogël.

    Në një lëvizje të rrallë, Rihanna u përgjigj duke thënë: “Vetëm mbajini putrat e pumës larg tij dhe ne jemi mirë!” .

    Me termin pumë, zakonisht nënkuptohet një koncept më fyes i një gruaje që flirton me burra shumë më të rinj, zakonisht “adoleshente”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark