×
Show

Rihanna lanson programin për bursa të kolegjit

Insajderi
10 May 2016 - 14:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Clara Lionel është fondacion jo fitim-prurës që është lansuar në 2012 nga këngëtarja e hitit “Work” Rihanna, që ka për qëllim “të përmirësoj jetën për komunitetet globale në fushën e shëndetësisë, edukimit, artit dhe kulturës.”

Sot, CLF ka lansuar programim e bursave globale që do t’i siguroj bursë të plotë studentëve që vijnë nga Barbados, Brazil, Cuba, Haiti, Guyana, Jamaica dhe Shtetet e Bashkuara. Bursat do të jenë më shumë se 50,000 dollar, dhe do të rimbursohen çdo tre vjet deri sa të fitohet grada bachelor, njofton pitchfork.com

Aplikimet këtë vit për këto bursa do të jenë të hapura deri me 10 qershor. Sa i përket këtij programi këngëtarja Rihanna është shprehur kështu: “Edukimi i lartë do të ndihmoj të kenë një perspektivë më të lartë në jetë, mundësi të mësojnë në një grup që vërtet e meritojnë këtë. Jam e emocionuar të bëj këtë.”/Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark