×
  • Showbiz
  • Show

    Rihanna shfaqet tejet tërheqëse, në një video për koleksionin e ri të “Savage X Fenty”

    Insajderi
    05 April 2024 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rihanna mahniti me paraqitjen në një video që u shpërnda në llogarinë e saj në Instagram, të markës së saj të të brendshmeve, “Savage X Fenty”, të enjten.

    Në klip, këngëtarja 36-vjeçare tregoi një nga artikujt e rinj të kompanisë së saj, teksa kërcente në një banjë.

    Këngëtarja e “Umbrella”, e cila debutoi frizurën e saj të re muajin e kaluar, shtoi gjithashtu një grafik teksti në klipin ku shkruhej: “Kur sytjenat janë kaq të mira”, shkruan DailyMail.

    Rihanna, e lindur si Robyn Rihanna Fenty, gjithashtu kishte veshur një rrobë banjo të bardhë dhe disa bizhuteri gjatë kërcimit për klipin.

    Flokët e saj bionde ishin rregulluar në stil ‘bob’ para se ajo të hynte në banjë për të bërë videon.

    Sutjena e re e interpretuesit është pjesë e koleksionit të Signature Script të “Savage X Fenty”, i cili bëri debutimin e tij të hënën e kaluar.

    Krijuesja e hiteve fillimisht lançoi kompaninë e saj në vitin 2018 dhe ajo u bë një hit i menjëhershëm me konsumatorët.

    Këngëtarja fituese e çmimit “Grammy” njoftoi se “Savage X Fenty” kishte një grup të ri artikujsh në punë duke shpërndarë një video në llogarinë e saj në Instagram javën e kaluar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark