Qysh prej orës 15:00 po luhet ndeshja e barazhit ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë.
Dueli tani është rihapur, pasi Vushtrria ka arritur të barazojë me anë të Labinot Osmani, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 51’të të takimit.
Edhe Liria realizoi me anë të penalltisë – Fetahaj, arriti t’i jap epërsin skuadrës së tij.
Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshjeje, do të përballet kundër vendit të tetë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja po zhvillohet në Klinë, në një atmosferë fantastike nga dy tifozeritë e dya klubeve .
/Insajderi.org