Rihanna e përfundoi një fundjavë duke qenë në qendër të vëmendjes për natën e Halloween.
Mbretëresha e pop-it, 33 vjeçe, u pa me një veshje elegante bardh e zi teksa merrte pjesë në një festë të Halloween në qytetin e New York, të mbajtur nga vëllai i saj Rory.
Superylli i lindur në Barbados veshi një pallto të zezë me teksturë me vija të bardha mbi një fustan të zi me detaje po ashtu të bardha.
Vokalistja e “Umbrella” la flokët e saj të lira në formë valëzimi dhe të ndara në mes, syze dielli të zeza, me një nuancë lehtë grimi, buzëkuq të zi dhe vathë diamanti. Ajo e përmbylli dukjen me një palë taka, shkruan DailyMail.
Artistja fituese e “Grammy” rikrijojë për Halloween një veshje që reperi Gunna veshi gjatë Javës së Modës në New York shtatorin e kaluar.
Rihanna u shfaq e veshur tërësisht në të zeza me një bluzë rrjetë nga Dior me pantallona të shkurtra, çizme Rick Owens deri tek gjuri dhe syze dielli nga Louis Vuitton, duke pozuar si artistja muzikore.
Ndërkohë, ka qenë një sezon i ngarkuar vjeshte për Rihanna-n, e cila në shtator kryesoi një shfaqje për linjën e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”.