×
  • Showbiz
  • Show

    Rike Roçi vë në siklet MC Kreshën: Më ke bërë bllok në Instagram

    Insajderi
    15 June 2024 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rike Roçi vuri në siklet artistin MC Kresha gjatë një paraqitje televizive që kishin mbrëmë.

    Ajo ishte live nga vendi ku tifozët po ndiqnin ndeshjen Gjermani-Skoci, dhe e pyeti reperin se përse e ka bërë bllok në Instagram.

    Reperi iu përgjigj se nuk e dinte që e kishte bllok.

    Biseda mes tyre:

    Rike Roçi: Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por mesa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse.

    MC Kresha: Për Zotin, nuk e di.

    Ed Manushi: Mos e ngatërron me Capital T?

    Rike Roçi: Jo, jo është MC Kresha dhe unë akoma nuk e di pse.

    MC Kresha: Për Zotin nuk e di.

    Rike Roçi: Kresha kontrollo telefonin.

    MC Kresha: Më beso që nuk e kam këtu telefonin.

    Ed Manushi: Se mos e ke ngacmuar çunin?

    Rike Roçi: Joo. Kresha kur të dalësh nga emisioni kontrollo telefonin dhe ma hiq bllokun.

    MC Kresha: Ok, të premtoj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark