×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rikthehet qarkullimi i kamionëve në Jarinjë

    Insajderi
    20 February 2024 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF), gjatë ditës së sotme njoftoi se si pasojë e një problemi nga sistemi doganor serb, kalimi i kamionëve me mallra ishte ndërprerë.

    Megjithatë, raportohet se problemi është evituar dhe se qarkullimi i kamionëve tashmë ka rifilluar.

    “Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinjë është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, ka njoftuar QKMF-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark