Drenica dhe Prishtina u përballën sot në kuadër të xhiros së tetë në Albi Superligë.
Ndeshja e zhvilluar në “Bajram Aliu” u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat të ngushtë, 2:1.
Golat për Drenicën u shënuan nga Gavazaj dhe Abazi ndërsa për bardhekaltërit golin e vetëm e shënoi Hamiti.
Në xhiron e ardhshme Prishtina e pret Trepçën ’89 ndërsa Drenica udhëton te Drita.