Liverpooli ka arritur të kalojë sërish në avantazh përballë Manchester City-t, falë një penalltie të ekzekuar saktë nga Salah në minutën e 83.
Penalltia u fitua nga Darwin Nunez, cili në zonë goditi një top me kokë i cili u ndalua nga dora e Ruben Dias.
Pas shqyrtimit nga VAR, arbitri akordoi penallti.
The Reds shkuan në pushin në epërsi me golin e Alexandre Arnold, por në pjesën e dytë qytetarët barazuan.
Ishte Julian Alvarez ai që gjeti golin pas një tollovie në zonë në minutën e 72-të për 1-1.
Ndeshja po luhet në kuadër të finales së Superkupes së Anglisë.