Insajderi
Botë

Rindizet lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, nisin bombardimet: Ka të vdekur dhe të plagosur

Insajderi
03 August 2022 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rindizet lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, nisin bombardimet: Ka të vdekur dhe të plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat azere dhe armene raporton për një intensifikim të luftimeve mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe armenëve në Nagorni Karabakh gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se përplasjet kanë ndodhur në zonën e Berzdorit, në korridorin e njohur si Lachin, i cili mundësonë aksesin tokësor të pjesës së Nagorni Karabakhut nën kontrollin e armenëve etnike me Armeninë.

Mësohet se nga luftimet ka vdekur një ushtar azer si edhe janë plagosur disa të tjerë nga të dyja palët.

Zona kontrollohet nga paqeruajtësit rusë, pas marrëveshjes së paqes në vitin 2020 që pasoi luftën dy mujore mes dy shteteve që përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit, raporton abcnews.al.

Ky është një front që mund të shpërthejë sërish sipas analistëve ushtarake nisur edhe nga fakti se Rusia e ka vëmendjen në Ukrainë tashmë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark