×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ringjallen tensionet etnike në Kroaci, koalicioni i ri përjashton partinë serbe nga qeveria

    Insajderi
    09 May 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kroacia mund të ringjallë tensionet e vjetra etnike në rajonin e Ballkanit, si pasojë e mungesës së partive të cilat përfaqësojnë minoritetin serb në qeverinë e re kroate.

    Vendimi për të mos përfshirë serbët në qeverisje ka ardhur si rezultat i presionit të partisë së djathtë radikale Lëvizja për Atdheun, i cila do të formojë qeverinë me konservatorët në pushtet të drejtuar nga Kyreministri aktual, Andrej Plenkoviç, citon Associated Press.

    Bashkimi Demokratik Kroat dhe Lëvizja për Atdheun ranë dakord për krijimin e koalicionit qeverisës, pasi HDZ, e cila ka qenë dominuese në vitet e fundit në Kroaci nuk mund të qeverisë dot e vetme. Zyrtarët e partisë në pushtet thanë se qeveria e re, që do të drejtohet për një mandat të tretë radhazi nga kryeministri Andrej Plenkoviç, do të miratohet në parlament javën e ardhshme./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark