×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rinia kënaqen duke qeshur me kërkesën e Policisë për të ndihmuar në arrestimin e një tiktokeri

    Insajderi
    30 April 2024 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tiktokeri i njohur “FireFire” që ndodhet në burg në Francë, është shpallur sot në kërkim nga Policia e Kosovës.

    “FireFire”, është i njohur për publikun me videot e tij live në Tik-tok, ku kishte treguar për jetesën e tij në burgun e Francës. Ai madje në një video kishte treguar se si e kishin zënë me telefon gardianët atje dhe ishte dënuar për ketë.

    Por, tiktokerit problematik, sot i është vënë pas edhe Policia e Kosovës.

    Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e tij të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

    Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Kjo kërkesë e policisë për gjetjen e “FireFire” nxiti të qeshura në publik. Ata i rikujtuan policisë se personi që po kërkohet ndodhet në burg, jashtë vendit.

    Me nxjerr prej burgut e mi shti në burg a“, ishte një nga kometet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark