Insajderi
Lajme

“Rinia po rrinë tetë orë në telefon, kanë deformime të shpinës”, Kurti vazhdon fushatën me llafe

Insajderi
29 December 2024 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rinia po rrinë tetë orë në telefon, kanë deformime të shpinës”, Kurti vazhdon fushatën me llafe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në një odë në Gjilan.

Ai bashkë me Alban Hysenin, kryetarin e kësaj komune nga radhët e VV’së, janë vendosur në krye të vendit për t’ua mbajtur fjalën burrave përreth, shkruan Insajderi.

Kurti mes tjerash shpreh brengën e tij për rininë. Sipas tij, rinia po qëndron përreth tetë orë në ditë në telefon. Shefi i Qeverisë në mesin e qytetarëve prezent përdor edhe terma mjekësor.

“Jam shumë i brengosur për rininë sot, çka ka me ndodh në afatmesme me ta. Rinia mesatarisht tetë orë është duke nejtë në telefon. Ka qaq shumë deformime të shpinës, ka qaq shumë njëfar lloj atrofie jo e shkallës së lartë por muskulore. Shumica dërrmuese e rinisë nuk e mbajnë në mend kur janë djersit për herë të fundit“, tha ai. /Insajderi.org/

@alban_hyseni

Në odën e Besnikut, me Kryeministrin Albin Kurti.

♬ original sound – Alban Hyseni


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark