Fiorentina nuk ka hequr dorë nga Nedim Bajrami. Klubi nga Firence po punon për të transferuar mesfushorin ofensiv të Empolit nën urdhrat e Vincenzo Italianos, i cili pëlqen shumë karakteristikat e 23-vjeçarit nga Tetova.
Bajrami bëri shumë mirë në sezonin e parë në Serie A me Empolin, edhe pse shfaqi oshilacione gjatë kampionatit. Lojtari i kombëtares shqiptare realizoi gjashtë gola në kampionatin italian.
Nëntë gola realizoi Bajrami në total me gjithë Kupën e Italisë në sezonin e fundit me Empolin, ndërkohë që tani shpreson të transferohet te Fiorentina, që do të garojë në Conference League sezonin e ri.
Klubet kanë marrëdhënie të mira mes tyre dhe në operacionin e kalimit të lojtarit shqiptar në “Artemio Franchi” pritet të përfshihet edhe polaku Zurkowski, i cili është pranë rikthimit tek Empoli.