Rinor Havolli është përfshirë në ekipin organizativ nga shtëpia më e madhe evropiane e futbollit UEFA.
Menaxheri i ndeshjeve të Kosovës ka qenë pjesë e organizimit të ndeshjes në Ligën e Evropës mes Dinamo Zagrebit dhe Sevillës.
Shumë i lumtur me këtë arritje, Havolli ka shkruar në Facebook.
“Ndeshja ime e parë si pjesë e ekipit organizativ të UEFA-së. Europa League, Dinamo Zagreb – Sevilla. Djali nga mahalla e shkrumave në Maksimir’, ka shkruar Havolli.