Kylian Mbappe një ditë më parë u zyrtarizua te PSG edhe për tre sezone të tjera dhe në Spanjë nuk e kanë përjetuar mirë diçka të tillë.
Gazetarë të shumtë kanë reaguar në rrjetet sociale, kurse vetë LaLiga ka dalë me deklaratë dhe ka bërë me dije se do të ankohet në UEFA e kudo për shkeljet e rregulla nga francezët.
Ndërkohë nuk kanë munguar as titujt e tepruar në media, sikurse ka ndodhur me gazetën “Marca”.
Kryetitulli i gazetës spanjolle është goditës për Mbappe: “Duhet shumë klas për të luajtur me Real Madrid”. Tamam si “Dhelpra me rrushin”…