×
Insajderi / Ballina 5

Rita mbajti flamurin e Serbisë, Çitaku: S’ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën

Insajderi
27 August 2023 - 13:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet këngëtarja Rita Ora, duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se artistët dhe sportisët tanë, kanë bërë shumë për ta promovuar Kosovën.

Ajo u shpreh se E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën dhe siç u shpreh ajo, për të treguar historinë tonë.

“Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën. Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur”.

“E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë. Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen. Faleminderit Rita”, ka shkruar tutje Çitaku.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark