Këngëtarja me origjinë shqiptare është duke bërë përgatitjet e fundit të albumit të saj të parë në tregun amerikan.
Rita ka zbuluar se do ta nxjerrë albumin në fund të këtij viti, ose në fillim të 2017-s, duke publikuar listën e këngëve që do të jenë pjesë e albumit.
Në këtë listë janë edhe këngë të cilat Rita i ka publikuar më herët, si “Body One Me” me Chris Brown, e të tjera.
Ajo në këtë album ka bashkëpunuar edhe me shumë artistë të njohur, si legjenda Prince, Ed Sheeran, Wiz Khalifa, etj.
Kjo është lista e publikuar e këngëve të albumit të ri të Rita Orës.