×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora befason me ndryshimin e ri

    Insajderi
    16 February 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, së fundmi ka bërë një ndryshim të ri në dukjen e saj.

    Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ndryshim të ri dhe të freskët në stilin e saj.

    Në fotografitë më të fundit të postuara në llogarinë e saj zyrtare, Rita Ora shfaqet me flokë të shkurtra, një ndryshim i cili shënon një transformim në dukjen e saj karakteristike.

    Ky ndryshim i papritur i ka shtuar akoma më shumë shkëlqim imazhit të saj të njohur në skenën muzikore.

    Ndryshimi i ri në stilin e flokëve vjen në një kohë kur Rita është duke përgatitur publikun për lansimin e këngës së saj më të re, “Last Uf Us” në bashkëpunim me producentin e njohur Gryffin.

    Kjo këngë e re pritet të jetë një shtesë në repertorin e saj tashmë të pasur dhe të adhuruar nga fansat në të gjithë botën.

    Pamja e freskët e këngëtares ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë lavdëruar guximin dhe ndjesinë e saj për të eksploruar stile të reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark