Rita Ora, po kalon pushimet e saja në Ulqin, derisa ka postuar një foto në rrjetin social Instagram duke shijuar rrezet e diellit në bikini.
Bukuroshja 25-vjeçare muajt e fundit është kritikuar nga mediet britanike për shijen e keqe në modë, por krijuesja e hitit “Shine Ya Light” u është kundërpërgjigjur kritikëve duke publikuar foto me bikini ngjyrë të bardhë.
Ditët e fundit është raportuar në media se ajo është duke kaluar pushimet e saja në Ulqin, në një apartament të babait të saj. /Insajderi.com