Ajo tha se Vera është një nënë e “mrekullueshme”, për atë që ka bërë për familjen e saj dhe babanë e saj.
“Mendo për këtë. Ta dini se ju jeni më e kualifikuar se studenti ngjitur me ty, por duheni ende të rimesoni gjithçka – përfshirë edhe gjuhën, vetëm për ta dëshmuar vetën”, tha Ora, derisa fliste për nënën e saj.
Vera Sahatçiu, sipas Ritës, të gjitha këto i bëri duke e mposhtur kancerin në gji.
“Por nënë, ju kurrë nuk u lëkundët. Ju vetëm përvolët mëngët, shkuat në shkollë dhe gjetët një punë për të ndihmuar babanë dhe për të mbështetur familjen tonë”, ka thënë Ora.
“Ne thamë se nuk do qanim”, tha krejt në fund, Rita.
Nëna e Orës së bashku me babanë e saj Besnikun u shpërngulën në Londër nga Prishtina në vitin 1992. /Insajderi.com