Kënga e parë që i paraprinë albumit, është paralajmëruar për në muajin prill.
Këngëtarja shqiptare më në fund po kthehet në muzikë. Ajo do të publikojë albumin e saj më të ri brenda këtij viti. Kjo është bërë e ditur nga label-i i këngëtares, që ka treguar se puna për projektin ka nisur që në vitin 2014 dhe do të përfundojë në 2017-n.
Ora është shprehur duke thënë; “Jam shumë e emocionuar për këtë album. Ka njerëz bashkëpunëtorë aty që unë vetëm kam ëndërruar për ta: Jay Z dhe Prince, për shembull”.
Padyshim që pjesë e këtij albumi do të jenë këngët “A Little More”, “Grateful” apo “Beyond the Lights” që u nominua për Best Original Song në “Oscars 2015”.
Gjithashtu, ajo që pritet të jetë kulmi i albumit është kënga që Ora ka regjistruar me Prince para se ky i fundit të ndërronte jetë. Bëhet fjalë për “Ain’t About 2 Stop”, shkruan Gazeta Metro.
Albumi do të ketë bashkëpunime edhe me Ed Sheeran, Chris Brown, Meghan Trainor, Charlie XCX dhe Diplo. Ndërsa kënga e parë që i paraprinë albumit, do të lansohet në muajin prill. /KultPlus.com