Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, mbrëmë ka promovuar linjën e saj të rrobave të brendshme në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo ka bashkëpunuar me ekipin Tezenis, për herë të parë dhe është ndjerë falënderuese ndaj tyre.
“Faleminderit mijëra njerëzve që erdhën mbrëmë ta festojnë me mua lansimin e koleksionit në Lisbonë. Faleminderit ekipit të Tezenis që e bënë gjithçka perfekte”, ka shkruar Rita Ora në Facebook.
Me këtë rast Rita ka kënduar disa prej hiteve të saj, dhe është shprehur falënderuese për bashkëpunimin që e kanë bërë me ekipin Tezenis.
Rita Ora gjithashtu më herët ka realizuar edhe koleksionin e saj të rrobave sportive, me markën e famshme Adidas.