Këngëtarja e famshme Rita Ora, që vitin e kaluar iu është bashkuar spektaklit të famshëm X-Factor, ka konfirmuar largimin e saj nga pozita e jurisë.
“Kam kaluar shkëlqyeshëm në X-Factor vitin e kaluar dhe do të më mungoni të gjithë ju”, ka thënë ajo, njofton BBC.
Rita është transferuar nga The Voice i UK të BBC-së në ITV. Punën e Ritës po e vlerësojnë edhe ITV.
“Rita i ka sjellë një energji të mahnitshme spektaklit dhe ka bërë një punë të mrekullueshme me vajzat në skuadrën e saj, ku edhe ka triumfuar Louisa. I dëshirojmë të gjitha të mirat në karrierën e saj muzikore dhe filmike”./Insajderi.com