Karriera e Rita Orës është duke shkuar mirë në të gjitha anët.
Ajo po përgatit albumin e ri, projektet filmike e po ashtu është duke u bërë gati të marrë pjesë në jurinë e America’s Next Top Model.
Shqiptarja 26-vjeçare së fundi është fotografuar duke u xhiruar në filmin e ri “Wonderwell” në Romë të Italisë.
Yllin e talentuar nuk është e çuditshme për ta parë në stile të ndryshme, kjo pasi ajo ndryshon shpesh stilin, ndërsa tani është fotografuar në stil të vitit 1920 për rolin e saj në këtë film.
Ajo është transformuar në një stil me flokë të shkurtër. ngjyrë të bardh, ku padyshim duket shumë e bukur e seksi.