Rita Ora përmes një video spoti, tregon për ardhjen e saj në Britani të Madhe si refugjate nga vendi i saj i lindjes Prishtina, në kohë lufte. Ajo rrëfen se tani si familje e kanë gjetur veten, nëna në fushën e mjekësisë ndërsa babai i saj në biznes. Këtë video ajo e ka publikuar në profilin e saj në Facebook.
Edhe në të kaluarën, Rita kishte rrëfyer për të kaluarën e saj duke treguar se ka kaluar shumë sakrifica në jetë.
Ajo kishte deklaruar se babait të saj i kishte ardhur nga regjimi serb thirrja për të marrë pjesë në ushtri, por nuk kishte dëshiruar të shkonte duke vendosur që të shpëtonte fëmijët e vet dhe të qëndronte pranë tyre. Sipas Ritës, ajo dhe familja e saj në Angli fillimisht kanë jetuar së bashku, në një dhomë.
Ajo së fundi mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, ku tha se kjo është një nga ngjarjet, të cilën do ta mbajë mend gjatë tërë jetës./Insajderi.com