Këngëtarja kosovare, Rita Ora ka performuar në shtetin aziatik të Taiwanit këtë fundjavë, ndërsa pas koncertit ka publikuar një foto në rrjetin social “Snapchat”, në të cilën shihet gjysmë-lakuriq, raporton Insajderi.
Këngëtarja 25-vjeçare kishte zgjedhur të vishte një kostum të argjendtë vezullues në skenën e Taiwanit, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.
E pas këtij koncerti, ylli i muzikës pop ka publikuar një foto në “Snapchat” për ndjekësit e saj, ku shihet e veshur vetëm me një palë të brendshme ngjyrë të bardhë, derisa ishte fotografuar para pasqyrës në hotelin ku po qëndronte.