Cristiano Ronaldo mund të thotë se rivaliteti i tij me Lionel Messi ka përfunduar, por duket se ai është ende i fiksuar pas argjentinasit deri diku.
Së fundmi, portugezi është parë me një truproje personale, i cili “skanon” çdo lëvizje të tij dhe i pengon fansat të afrohen shumë me portugezin.
U tingëllon e njohur, apo jo?
Truproja e Messit, ish-Nave SEAl amerikan Yassin Chueko, është i njohur për të gjithë botën e futbollit.
Ai e ndjek tetë herë fituesin e Topit të Artë jashtë fushës dhe ndonjëherë edhe në të.
Epo, tani Cristiano ka edhe hijen e tij të dytë. Ky truprojë madje i ngjan pak Jasinit. /Telegrafi/
✍️ @Cristiano taking time for a young fan ♥️
— 433 (@433) December 15, 2023
🎥 TT/mjedox pic.twitter.com/JaJT8fatgR