Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se rajoni i Besianës tani është përfshirë në shërbimin 5G, duke u bashkuar me Rajonin e Prishtinës, Mitrovicës Veriore dhe Therandën.
Rizvanolli e ka lavdëruar Telekomin dhe Vala për angazhimin e tyre në modernizimin e rrjetit në të gjithë Kosovën.
“Edhe Besiana, Rajoni i Prishtinës, Mitrovica Veriore e Theranda tani kanë mbështetje 5G! Vala po vazhdon investimet në modernizimin e rrjetit në të gjithë Kosovën,” ka shkruar Rizvanolli.
Edhe Besiana, Rajoni i Prishtinës, Mitrovica Veriore e Theranda me 5g!@vala_mobile po vazhdon investimet në modernizim të rrjetit në të gjithë Kosovën. pic.twitter.com/6ZgSc7pFQR
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) September 1, 2024