Rizvanolli në KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli në KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit

    Insajderi
    09 April 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) sot ka njoftuar për ndalimin e njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B”.

    Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit, gjë që sipas tyre ka ndodhur edhe vjet, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot ka vizituar KEK’un ku ka parë punimet në remontin në Bllokun B1 në Termocentralin Kosova B.

    Ajo ka thënë se investimet e këtij viti do të rrisin kapacitetin e njësitë B2 për rreth 15 MW.

    “Në KEK vizitova punimet e remontit në Bllokun B1 në TC Kosova B, i cili po zhvillohet sipas planit dhe i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në Bllokun B2 që do të fillojë në fund të prillit. Investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite.”

    Rizvanolli ka shtuar se Blloku B2 është nxjerrë nga funksioni për shkak të një rrjedhje dhe se ky bllok pritet të rikthehet në funksion deri nesër në mëngjes.

    “Gjatë vizitës gjithashtu u informova se në Bllokun B2 kishte një rrjedhje, si pasojë e së cilës blloku është dashur të nxirret jashtë funksionit mbrëmë pas mesnate. Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit. Falënderova punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët me vetëmohim po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark