×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Robert Aliaj dhe Sabianin përplasen në transmetim direkt përmes një telefonate: Nuk e di çfarë halli ke ti

    Insajderi
    02 April 2023 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rubrikën “Mos i Bjer me Top” tek E Diell moderatori Ronaldo Sharka së bashku me Erjola Doçin, vunë në lojë Sabianin dhe Robert Aliajn.

    Ata i kanë telefonuar të dyve njëkohësisht dhe pëmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua dhe biseda që bënë bashkë.

    Gjatë telefonatës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Robert Aliaj e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë Sabiani i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon emrin se kush ishte.

    Të dy po pyesnin njëri-tjetrin për emrin dhe si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht.

    Dialogu mes tyre:

    Sabiani: Po ti kush je se morët në këtë numër?

    Robert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti?

    Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë.

    Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur?

    Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë.

    Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë.

    Sabiani: Çfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora.

    Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur.

    Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë.

    Ronaldo dhe Erjola nuk mbajtën dot më të qeshurat duke ngritur pyetjen nëse ata nuk e kuptuan që po flinin me njëri-tjetrin, apo e kuptuan dhe nuk donin të flisnin sepse ndoshta e morën vesh që ishte një lojë televiziv?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark