Për te festuar ardhjen e Vitit të Ri, 2021, Robert dhe Pastris Berisha ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”.
Gjatë intervistës në studio, ata janë vendosur përballë shumë situatave të ndryshme. Një ndër to ishte që këngëtari i njohur u kthye në një moment në rolin e intervistuesit dhe përballë kishte ish-bashkëshorten, Nora Istrefi.
“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e pyeti moderatorja e njohur Jonida Shehu.
Robert Berisha e pyet troç Nora Istrefin: A je pishman që jemi
“A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash”, u shpreh Roberti, të cilit në vend të Norës përgjigjet Jonida: Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?
“Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë!”, tha Berisha. Kujtojmë se çifti ka një vajzë së bashku. Madje pas ndarjes ata kanë ruajtur një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin.