Këngëtari i njohur Robert Berisha, ka folur si rrallëherë për vajzën e tij të madhe, e cila tashmë është mbi 18 vjeç. Roberti u shpreh se gjatë herës së fundit që kishte ardhur e bija në Kosovë, së bashku kishin shkuar dhe në lokale nate.
Me humor Roberti tha se njerëzit e ngatërronin vajzën me të dashurën e tij 23-vjeçare. Ndërsa foli për Rennenë, vajzën që ka me këngëtaren Nora Istrefi, Roberti zgjodhi fjalët më të veçanta, kur tha se ajo është shumë e talentuar dhe një vajzë e mbarë.
“Vajza është 18 vjeç e kam nxjerrë nëpër klube, dhe mund të qëndrojë edhe këtu. Ishte një ndjenjë interesante me dalë me vajzën kështu në klube, nuk e dinin kush ishte nusja dhe kush ishte vajza. Dhe më pas mora Rennenë dhe dola me të. Renne është komplet tipi im, më dreq nuk e bën më nëna, ka shumë talente, flet anglisht në dialekte të ndryshme, është krejt vajzë e mirë. Nuk është e llastume, edhe pse i ka të gjitha mundësitë, mami i rri gati me të gjitha të mirat, por nuk e ka shpërdoruar besimin tonë”, u shpreh Berisha.
Arona, është vajza që Robert Berisha nuk e ka njohur për disa kohë. Prej vitesh ajo jeton me nënën e saj në Angli, ndërsa së fundi ka shtuar takimet dhe me të atin.