×
  • Showbiz
  • Show

    Robert Berisha prezanton të dashurën e re? Shfaqet në krahun e një vajze në palestër

    Insajderi
    15 January 2024 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prezantuesi dhe këngëtari Robert Berisha duket se ka gjetur sërish dashurinë.

    Ai së fundmi është shfaqur në krahët e një vajze, e cila ka mbuluar fytyrën gjatë një poze të përbashkët.

    Dyshja siç shihet janë duke ushtruar bashkë në një palestër, ku edhe imazhi i tyre u realizua në atë vend.

    Autori i “Robi plaket kur don vetë” i ka vënë një ’emoji’ të zemrës së kuqe në fytyrë.

    I njëjti prej kohësh është deklaruar beqar, ndonëse lidhjen e fundit publike e pati me modelen Laureta Maqedonci.

    Roberti vlen të ceket se ka edhe një vajzë nga martesa me Nora Istrefin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark