×
  • Showbiz
  • Show

    Robert Lewandowski martohet për herë të dytë me partneren e tij

    Insajderi
    08 July 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Lewandowski, 34 vjeç dhe gruaja e tij Anna, 33 vjeçe, bënë një postim surprizë në rrjetet sociale, duke sugjeruar se kishin vendosur të “martoheshin përsëri”.

    Në këtë mënyrë ata ribënë betimet e tyre martesore dhe vendimi për të bërë një lëvizje të tillë në këtë moment me shumë mundësi nuk është aspak i rastësishëm.

    Në qershor, një nga çiftet më të famshëm polakë festoi 10-vjetorin e martesës dhe fryt i dashurisë së tyre janë dy vajza – Klara gjashtëvjeçare dhe Laura trevjeçare.

    Foto: Robert Lewandowski/Instagram

    “E bëmë përsëri”, shkroi çifti i famshëm polak në një fotografi ku Ana pozonte me një fustan të bukur të bardhë, ndërsa sulmuesi i Barcelonës dhe ishte i veshur me një kostum elegant.

    Në komente, fansat i uruan ata për rinovimin e betimit të martesës dhe në ceremoni morën pjesë miqtë e tyre të shumtë, përfshirë disa futbollistë të Barcelonës.

    Foto: Robert Lewandowski/Instagram

    Nuk dihet ende nëse ceremonia ka qenë tërësisht private apo lista e të ftuarve ka qenë sekrete dhe e kufizuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark