×
  • Sport
  • Sport

    Roberto Mancini gati të firmosë me kombëtaren e Arabisë Saudite, vlera e kontratës arrin deri në…

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Roberto Mancini mund të jetë trajneri i ri kombëtares së Arabisë Saudite. Ish-tekniku i kombëtares italiane u largua nga “Azzurët” pak javë më parë. Postin e tij e mori ish-tekniku i Napolit, Luciano Spalleti.

    Këto ditë është përfolur që Mancini do të vazhdonte karrierën si trajner në Arabinë Saudite dhe vetëm orët e fundit është përfolur se ai do të jetë tekniku i ri i kombëtares.

    Ky post është lënë i lirë që pas ikjes së francezit Herve Renard, i cili drejtoi kombëtaren saudite në botërorin e Katarit.

    Në rast të arritjes së marrëveshjes Mancini do ta drejtojë ekipin kombëtar deri në botërorin e 2026. Vlera e kontratës së 58 vjeçarit mund të arrijë në 90 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark