×
  • Sport
  • Sport

    Roberto Martinez publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit – ky është vendimi për Ronaldon

    Insajderi
    17 March 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për ndeshjet e marsit.

    Portugalia e nis këtë muaj ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Më 23 mars, Portugalia e pret Lihtenshtajnin, kurse pas tri ditësh luan në udhëtim te Luksemburgu.

    Këto do të jenë edhe ndeshjet e para zyrtare për përzgjedhësin e ri të kombëtares portugeze, Roberto Martinez.

    Martinez ka ftuar edhe Cristiano Ronaldon, i cili në Kupën e Botës “Katar 2022” nuk luajti edhe aq shumë, teksa u duk se pati një përplasje me përzgjedhësin e atëhershëm, Fernando Santos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark