×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Kosova e Serbia po kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen qëllimeve të përbashkëta si BE-ja

    Insajderi
    13 February 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se të dy shtete kënaqin audiencën e tyre lokale, por që nuk u afrohen qëllimeve të përbashkëta si BE-ja.

    Kështu është shprehur Rohde para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Mynih, me temë të këtij viti për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare.

    “E 60-ta @MunSecConf fillon të premten. Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që ne shohim aktualisht midis Kosova dhe Serbia? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai në platformën e tij “X”.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark