×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

    Insajderi
    12 April 2024 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde thotë se procesi i Berlinit është elementi kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë.

    Në një postim në rrjetin X, Rohde njoftoi për përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

    ”Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark