Insajderi
Lajme

“Prokurori që urdhëroi nisjen e numërimit në Mitrovicë e kishte motrën kandidate të Vetëvendosjes”

Insajderi
11 November 2025 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Prokurori që urdhëroi nisjen e numërimit në Mitrovicë e kishte motrën kandidate të Vetëvendosjes”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adil Behramaj ka thënë se Remzije Tmava, motra e prokurorit të ri të caktuar në rastin e parregullsive në numërimin e votave në Mitrovicë, ishte kandidate për asamble.

Ai tha se Sahit Tmava duhet të largohet si prokuror në këtë rast.

“Drama vazhdon. Motra e prokurorit Sahit Tmava në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për asambliste në Mitrovicë. Çka ju duhet më shumë për ta larguar edhe këtë prokuror nga ky rast?”, ka shkruar ai.

Behramaj pak më parë bëri edhe një denoncim tjetër.

Ai ka thënë se ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ia ka punësuar vajzën në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Bujqësisë prokurorit të ri të caktuar në rastin e parregullsive në numërimin e votave në Mitrovicë.

Behramaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Aida Tmava Shabani, e përzgjedhur për pozitën në fjalë në ministrinë e Pecit, është vajza e prokurorit Sahit Tmava, që dha urdhër për rifillim të procesit të numërimit të votave në QKN në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

“Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij”, ka shkruar Behramaj.

Ai e ka parë këtë si konflikt interesi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark