Për herë të parë në karrierën e tyre, grupi legjendar amerikan “Rolling Stones” do të mbajë një koncert në kryeqytetin e Kubës, Havana.
Koncerti është paralajmëruar se do të bëhet falas, ka njoftuar grupi përmes një postimi në Tëitter.
“Shumë kubanë nuk do t`i përballonin dot çmimet tona,ndaj po e bëjmë falas” ,tha lideri i grupit ,Mick Jagger.
Për shunë dekada, Kuba dhe Amerika kanë pasur nivel jo të kënaqshëm të marrëdhenie diplomatike.
Mediat i kanë kushtuar rëndësi mjaftë të madhe këtij koncerti. Madje, ka pasur nga ata që kanë shkruar me humor që as vizita e presidentit Barack Obama nuk ka qenë më e rëndësishme se kjo./Insajderi.com