×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Rolls-Royce prezanton vetura ultraluksoze Boat Tail, janë prodhuar vetëm tre sosh – secili kushton 20 milionë funte

    Insajderi
    23 May 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rolls-Royce ka prezantuar veturën më të re ultraluksoze – Boat Tail – i dyti në seri prej vetëm tre sosh ku secili prej tyre kushton 20 milionë funte.

    I punuar plotësisht me dorë, dizajni është bërë enkas me kërkesën e blerësit, ku biznesi familjar i tij është industria me gurë të çmuar, transmeton Telegrafi.

    Nga kjo kompani kanë porositur që vetura “duhet të jetë e personalizuar dhe të ketë karakterin e kryefamiljarit që njëherit konsiderohet si themeluesi i kompanisë që merret me shitjen dhe përpunimin e gurëve të çmuar”.

    Në anën tjetër nga Rolls-Royce kanë bërë të ditur se Boat Tail është një përzierje mes luksit dhe fuqisë së madhe motorike.

    Brendësia është dekoruar me diamante e në pjesën e pasme – pra në bagazh ekziston një lloj tavoline, në të cilën mund të drekojnë pronarët, pasi ka pjata, lugë, thika e pirunë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark