Roma ka arritur që në minutat e fundit të marrë një barazim ndaj skuadrës së Napolit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 33’të të Serie A, shkruan Insporti.
Golin për Napolin nga penalltia e realizoi Insigne, kurse për Romën ne minutat 90+ e shënoi mesfushori Italian, Stephan El Shaaraëy.
Në këtë takim startues ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.6.
Pas këtij barazimi napolitanët mbajnë pozitën e tretë me 67 pikë.
Ndeshjen e radhës Napoli e zhvillon ndaj Empolit.
/Insajderi.org