Paulo Dybala është zyrtarizuar sonte si futbollisti më i ri i AS Romës.
Futbollisti argjentinas u prezantua edhe në një nga sheshet më të mëdha të kryeqytetit të Italisë, në Romë.
10-shi i ri i Romës është ulur në tokë i mahnitur me praninë e madhe të tifozëve “Gialloros” në këtë prezantim.
Një pritje e tillë nuk ishte bërë as për lojtarët e mdhenj, si Messi apo Cristiano Ronaldo.
Dybala u transferua te Roma nga Juventusi me parametra zero.